Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, pritet të largohet nga Dinamo Zagrebi. Kështu të paktën kanë raportuar së fundmi mediat kroate.
Dinamo Zagreb po ndërpret bashkëpunimin me shumë lojtarë, ndërsa i radhës mund të jetë Hoxha.
Raportohet se ka disa skuadra Europiane që kanë shprehur interesim për 26-vjeçarin. Anglezët e Hall Siti, që për trajner emëroi boshnjakun, Sergej Jakiroviç, ka shprehur interesim për Hoxhën.
Kajserispori i elitës turke është po ashtu i interesuar. Prej Turqisë, Hoxha është edhe në radarin e Trabzonsporit dhe Ejupsporit.
Më herët për futbollistin e Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha kanë shprehur interesim edhe skuadra italiane si Leçe.