Për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri po qarkullon se një ide për aplikimin e sistemit danez.

Ky propozim u përfol se ishte propozuar nga ana e ambasadores amerikane dhe tashmë duket se po shihet si provë për politikën shqiptare për të gjetur një konsensus mes tyre. Por çfarë parashikon sistemi danez.

Ish- kreu i KQZ Kristaq Kume i ftuar në ka folur për propozimin e SHBA për sistemin danez, duke theksuar se ai po diskutohet aktualisht në Shqipëri.

Ky sistem ndahen listat, një me 100 deputetë dhe tjetra me 40 e cila është korrektuese dhe nga e cila përfitojnë 30 mandate partitë e vogla. Kume shton se SHBA me këtë model që i jep Shqipërisë synon arritjen e konsensusit për listat e hapura.

“Të kemi sa më shumë vend për interesat dhe çfarë mendojnë më shumë qytetarët. Sigurisht ata që e kundërshtojnë këtë, do thonë ç’na duhen gjithë këto parti. Duhet të kemi aq parti sa dëshirojmë, aq sa duhet për të përfaqësuar qytetarët. Na duhen mekanizma të tilla që vota ime nuk shkon për subjektin por për atë person që dua unë. Mazhoranca ka marrë mbështetje 48% të atyre që kanë votuar. Por është mazhorancë e konsoliduar me 71 deputetë, dhe pjesa tjetër është plotësuar me sistemin. Në demokraci që kanë probleme dhe janë në rrugën e zhvillimit do thoja se sistemi proporcional nëse do jetë rajonal dhe kështu siç jemi ne në shumë njësi zgjedhore, e bën të pamundur që një pjesë e votave të shuhen për subjektet që nuk kanë shumë vota. Duhet rishikuar. Të hapim mundësitë, rregullat e lojës për të pasqyruar’, shprehet Kume.

Sistemi danez është proporcional rajonal me 10 rajone zgjedhore nga ku dalin 135 deputetë. Votuesi voton në listën e partisë vetëm për një preferencë. Nëse zgjedh subjektin dhe jo preferencën, atëheree i numërohet subjektit sipas listës të renditur.  Sisemti kombëtarë është e ndarë në 3 rajone.

“Formula llogaritëse. Në rastin e danezit nuk është kaq i thjeshtë. Pra si zhvillohet procesi. Nga votë në mandatë. Sistemi proporcional rajonal me listë kombëtare është një ndër variantet e propozuara në Kuvend dhe Këshilli Politik e ka përpara në tryezë. Zgjidhen 100 deputetë. Dhe më pas një listë korrektuese me 40 mandate. Pra përfitojnë paratë e vogla, 30 mandate. Se kush do të jenë futet në lojë ai që quhet prag. Duhet menduar mirë pragu dhe jo direkt 2.5% apo 2%. Proporcionaliteti të shprehet sa më mirë. Mos ketë prag paraprak në ligj. Bëhet më mirë e mundshme, pasqyrimi afër, proporcionaliteti”, shprehet Kume.

Në vlerësimin tij, Kume shton se një sistem proporcional rajonal me listë kombëtare, ku të votohet me lista të hapura është një ndër mundësitë të cilat do të bëjnë që mos ndodhemi nën kufijtë e legjislacionit që mos na krijohen më kriza.

“Sistemi proporcional me lista të mbyllura po bën që ne në mënyrë të vazhdueshme por në mënyrë të vazhdueshme t’i largohemi parimit të demokracisë përfaqësuese. Që do të thotë të kemi jo pak deputetë që nuk e dinë se kush janë, nga kanë ardhur apo kush i ka zgjedhur. Dhe ja dinë për nder vetëm kryetarit të partisë.”- tha Kume.

Kristaq Kume

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re