TIRANË– Një nga rregullat bazë të përsëritur nga të gjithë, për të mbajtur larg koronavirusin është ai i ruajtjes së distancës së sigurisë. Largësia duket se ka nxitur imagjinatën e shqiptarëve për të krijuar mënyra të reja takimi me njëri-tjetritn.

Në vend të takimit me duar apo puthjeve faqe me faqe, po përdoret takimi me bërryla apo me këmbë. Një rast i tillë është kapur nga kamera e AbcNews, teksa gazetarja Xhensila Kodra raportonte ‘live’ nga një prej rrugëve të kryeqytetit. 

Në sfond, pas gazetares mund të shihen dy shihen dy djem të ri, që duke u munduar të ruajnë një farë distance, takojnë këmbët në vend që të shtrëngojnë duart.

 

View this post on Instagram

 

Cfare ndodh ne rruge teksa gazetarja e @abcnewsal @kodraxhensila raporton LIVE

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal) on Apr 20, 2020 at 5:32am PDT

Gjesti është vënë re nga moderatori Enkel Demi, i cili me të qeshura ka informuar gazetaren se çfarë kishte ndodhur pas shpinës së saj. 

(k.m/dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re