Mesfushori i Manchester City, Rodri u shpall fituesi i Topit të Artë për vitin 2024. Ky çmim jepet edhe sipas votave të gazetarëve.
Në dhënien e pikëve për “Topin e Artë” ka marrë pjesë edhe Shqipëria, më saktë gazetari Besnik Dizdari.
Sipas emrave të shënuar më poshtë, Dizdari ka votuar me 15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë. Me më pak pikë ka votuar Granit Xhakën, teksa ka surprizuar me renditjen e Vinicius JR, me vetëm 3 pikë.
- Rodri 15 pikë
- Lamine Yamal 12 pikë
- Dani Carvajal 10 pikë
- Jude Bellingham 8 pikë
- Antonio Rudiger 7 pikë
- Erling Haaland 5 pikë
- Lautaro Martinez 4 pikë
- Vinicius JR 3 pikë
- Kylian Mbappe 2 pikë
- Granit Xhaka 1 pikë.
Gazetari shqiptar sipas medieve spanjolle është ankuar për këtë votim, pasi sipas tij lista ai e ka votuar yllin brazilian në vendin e dytë, por votimi e ka nxjerrë 8-tin.
https://www.youtube.com/shorts/LvN15KF-VUY?t=9&feature=share
