Qytetarëve në Vlorë iu është bllokuar sot procesi i shpërndarjes së pasaportave.

Qytetarët ishin njoftuar se sot do tërhiqnin pasaportat biometrike ndërsa sot të gjendur para policisë, u komunikojnë se pasaportat do ndahen në datën 5.

Qytetarë, emigrantë të irrituar thonë se po u bllokojnë punën. Sipas tyre kanë aplikuar për pasaportë të shpejtë. Ata thonë se janë për të ikur menjëherë pas natës së sotme, disa prej tyre kanë prerë biletat para datës 5.

Ndërkohë nuk jepen informacione nga zyrat e pasaportave.

“Kam hedhur pasaportën para 3 ditësh, dhe më thanë që do ta merrja sot, jemi duke pritur këtu dhe thonë që a kanë dënë pasaportën. Unë kam biletën në datën 5, dhe i bie që të djeg biletën, për shkak të pasaportës. Na thanë që do ta merrnim në datën 31”, shprehet një prej qytetarëve.

Të njëjtin konfirmim bën dhe një qytetar tjetër.

“Jam për jashtë shtetit, në datën 6, i bie që nuk duan ti japin, sepse personave të tjerë ua kanë dhënë”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re