Policia ka ekzekutuar masën e arrestit me burg për Ervis Mirin, administratorin e një subjekti, i cili dyshohet se me dokumente të falsifikuara ka marrë pjesë në tenderat për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Po ashtu, policia thote se ka ekzekutuar edhe masat për Elidiana Shehu, Laert Shehu, Jorida Shabaku, Edmond Palushi, Arben Marku, Norbert Dacaj, Alba Kurti, Besarta Leka, Ilir Bardhi, Kejdi Ahmetaj.

“Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet subjekteve që administronin, kanë patur një tender për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore për spitalin e Beratit. Njëri nga subjektet ka fituar tenderin për trajtimin e mbetjeve dhe në dokumentacionin pjesëmarrës në tendera është përdorur një shoqëri tjetër, e cila nuk ka patur teknologjinë e duhur, ndaj mbetjet e një spitali nuk janë asgjësuar sipas procedurës ligjore, për pasojë kanë krijuar problematika në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis”, thuhet ne njoftimin e policise.

MASAT E ARRESTIT TE EKZEKUTUARA NGA POLICIA

Elvis Miri -Arrest me burg

Elidiana Shehu- Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarisë financiare”

Laert Shehu- Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarisë financiare”

Jorida Shabaku- “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Edmond Palushi- “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Arben Marku- “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Norbert Dacaj- “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Alba Kurti- “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Besarta Leka- “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Ilir Bardhi- “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Kejdi Ahmetaj- “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”

HETIMET

Sipas organit të akuzës, Ervis Miri, pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme, por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë. Për këtë procedurë nevojitej paisja Econos Tsc 150 dhe një incenerator për trajtimin e mbetjeve spitalore. Në bazë të hetimeve rezulton që paisja është instaluar pas muajit Janar të vitit 2024.

Prokuroria e Tiranës pas nisjes së hetimit ka kryer veprime intensive duke marrë në pyetje personat që kanë dijeni për këtë çështje dhe këqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve, që kanë qenë autoritetet kontraktuore.

Me firmën e Gjykatës Miri është arrestuar ndërsa pjesë e kësaj skeme ishin dhe 2 punonjësit shtetëror që kanë mbuluar mungesën e pajisjes Econos Tsc 150.

Po kështu, janë duke u verifikuar edhe roli i 6 inspektorëve shtetërorë, të cilët dyshohet se e kanë mbuluar veprimtarinë reale të kësaj kompanie. Sipas hetuesive inspektorët nuk kanë denoncuar se kompani e Mirit nuk ka bërë riciklim të mbetjeve, por i ka hedhur në pika shkarkimi në ajër dhe tokë.

Njoftimi i policise: 

Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor “Recycling”.

Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë:

1. “Arrest në burg”, për shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Krujë (administrator i një subjekti), për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Aktivitetet e rrezikshme”;

2. “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarisë financiare”, për shtetasen E. Sh., 45 vjeçe, banuese në Tiranë (dministratore e një subjekti), si dhe për shtetasin L. Sh., 39 vjeç (administrator i një subjekti), për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave”;

3. “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasit J. Sh., 35 vjeçe, E. P., 59 vjeç, A. M., 53 vjeç, N. D., 42 vjeç, A. K., 39 vjeçe, B. L., 30 vjeçe, I. B., 48 vjeç dhe K. A., 33 vjeç, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet subjekteve që administronin, kanë patur një tender për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore për spitalin e Beratit. Njëri nga subjektet ka fituar tenderin për trajtimin e mbetjeve dhe në dokumentacionin pjesëmarrës në tendera është përdorur një shoqëri tjetër, e cila nuk ka patur teknologjinë e duhur, ndaj mbetjet e një spitali nuk janë asgjësuar sipas procedurës ligjore, për pasojë kanë krijuar problematika në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re