Drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”,    Adriatik Lapaj ka kallëzuar drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe QSUT në 10 vitet, pasi sipas tij kanë qenë në dijeni të mungesës së ilaçeve dhe pajisve mjekësore.

Lapaj shprehet se kanë punuar për rreth 6 muaj për këtë kallëzim, i cili sipas tij korrespondoi edhe me skandalin e fundit tek Onkologjiku.

Ai bën me dije se do të kallëzojë tre ministrat e fundit të Shëndetësisë dhe dy ish-drejtorët e QSUT.

Lapaj po ashtu i bën thirrje  opinionit publik që të mos kenë frikë por të denoncojnë me forcë mungesën e ilaceve apo pajisjeve mjekësore.

Adriatik Lapaj: Në gjykojmë dhe mendojnë se mungesa e pajisjeve në spitale janë si pasojë e dijenisë së gjithë sistemit drejtues. Ministrat kanë qenë në dijeni, drejtorët e reparteve kanë qenë në dijeni.

Në lidhje me ilaçet, mungojnë faktorët me hemofilinë. Është plotësuar më pak se 20% e nevojave.

Për ilaçet e tjera, për leucemitë dhe kancerat, ose janë marrë në sasi shumë më të vogël se sa nevojitet ose edhe kur janë tenderuar rezultojnë të mos jenë administruar në sasinë e paguar. Këto për në përbëjnë vepra penale.

Në spitalin Onkologjik, rezulton se ka probleme edhe me pajisjen e kobaltit dhe kjo dyshohet se mund të ketë shkaktuar sëmundjen e pacientëve dhe disa mjekëve.

Për  këtë arsye kemi punuar në këto 6 muaj e cila korrespondon tani me këtë që ndodhi.

Dua t’i bëj thirrje opinionit publik të mos i nënshtrohen mungesës së ilaçeve apo pajisjeve mjekësore, t’i denoncojnë dhe të mos kenë frikë.

Nuk duhet që frika për vdekjen të na cojë drejt vdekjes.

Ne do të kallëzojmë sot tre ministrat e fundit të Shëndetësisë dhe dy ish-drejtorët e fundit të QSUT, sepse na rezulton se kanë pasur dijeni për mungesën e ilaçeve.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re