Kryeministri Edi Rama ka komentuar propozimin e presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për prodhimin e armëve e fishekëve në Shqipëri.

Kreu i qeverisë theksoi se “të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria”, duke shtuar se duhet investuar më shumë në mbrojtje.

Rama u shpreh se vendi ynë nuk ka industri prodhuese të armëve, por po punohet për gjetjen e marrëveshjes dhe partnerëve të duhur.

“Sa i përket industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, nuk kemi një industri prodhuese të mjeteve ushtarake.

Duam ta kemi për veten tonë, po punojmë për gjetjen e marrëveshjes së duhur, partnerëve të duhur, për të ringjallur infrastrukturën e vjetër. Propozimi nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit, që do të thotë investimit, prodhimit dhe bashkëpunimi.

Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria. E dimë që duhet të investojmë më shumë në mbrojtje dhe duhet ta bëjmë këtë. Duhet ta bëjmë këtë me aleatët tanë jo të tjerët”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re