Australia po lufton me një pushtim të minjve.

Shteti i Uellsit të Ri Jugor është përballur me një murtajë të vërtetë për tetë muaj tani sepse minjtë po shkatërrojnë të korrat, duke ngrënë ushqime të depozituara dhe duke hyrë në ndërtesa në zonat rurale.

Numri i tyre është dyfishuar që nga marsi, dhe gjithnjë e më shumë minj janë parë në dhe përreth Sidneit. Shiu i madh krijoi kushtet për një korrje të suksesshme që tërhoqi miliona brejtës.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk bëhet diçka, pushtimi mund të zgjasë dy vjet.

Qeveria lokale ka njoftuar 50 milion dollarë ndihmë, por zv.presidenti i Shoqatës së Fermerëve të Uellsit të Ri Jugor, Xavier Martin tregon se nuk kanë kohë të presin.

“Paketa e ndihmës është jopraktike dhe do të duhet një javë tjetër që paratë të shlyhen, gjë që nuk i ndihmon fermerët që kanë nevojë për ndihmë menjëherë. Pas më shumë se tetë muajsh luftimi të pushtimit, fermerët nuk kanë marrë ende ndihmë konkrete,” tha Martin.

Qeveria federale ka siguruar pesë mijë litra bromadiolone, një helm jashtëzakonisht vdekjeprurës për brejtësit, i cili duhet të jetë i mjaftueshëm për të trajtuar 95 tonë drithëra, por pritet miratimi i autoriteteve federale.

Nga ana tjetër, fermerët janë të shqetësuar për efektin që helmi mund të ketë në qen, derra dhe kafshë të tjera. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re