Teatri Kosovës ka njoftuar anulimin e shfaqjeve dhe kjo në shenjë solidarizimi kundër aktit për prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale bëhet e ditur anulimin e shfaqjeve online dhe në livestream.

“Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, anulojmë shfaqjen “Skenderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kudër të kalendarit online / livestream. Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!”, thuhet në faqen zyrtare të Teatrit të Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re