Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar ne Kuvend me kreun e PD, Lulzim Basha lidhur me kerkesen e tij per t’u hequr imunitetin politikaneve. Por per Spiropalin, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion po bën vettingun e politikanëve, duke i hetur dhe hequr imunitetin sa here u duhet.

Ajo u shpreh se PS i ka çliruar “duart” SPAK ne menyre qe ky institucion te mos veproje sipas saj me me urdhrat e politikes.

“Vettingu në politikë po bëhet nga SPAK sepse SPAK heton politikanët, është pikërisht SPAK që ne e kemi lënë të lirë, i kemi çliruar duart dhe e kemi nxjerrë nga kontrolli politikë, pikërisht për të bërë atë, për të hequr edhe imunitetet kur duhet.

Për të hetuar për të çuar në gjykatë dhe për të dënuar siç po ndodh sot e gjithë ditën, e siç nuk ndodhet asnjëherë kur ju ishit kaluar dhe pak më i ri se sot”, tha Spiropali.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re