Italia dhe Spanja do të përballen për herë të 41-të në historinë mes tyre. Bilanci në sfidat e mëparshme është në favor të “Furive të Kuqe” që kanë arritur të marrin 13 fitore, kundrejt 11 të “Axurrëve”. Bilanci plotësohet me 16 ndeshje të përfunduara në barazim.

– Ndeshja e fundit mes dy skuadrave është luajtur më 15 qershorin e vitit 2023 në një takim të vlefshëm për gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve. Ai duel përfundoi me fitoren e Spanjës me rezultatin 2-1 falë golit deciviz të Hoselut në minutën e 88-të.

– Në një fazë finale të një Europiani, kjo është ndeshja e tetë mes dy protagonistëve të mbrëmjes së sotme. Itali-Spanjë është dueli më i shpeshtë në këtë turne. Nëse llogarisim vetëm ndeshjet e Europianit, bilanci flet për 3 fitore të të kaltërve, 2 të spanjollëve dhe 2 barazime.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re