Qeveria dhe opozita u përplasen ne Komisionin e shendetesise per statusin e minatorit. Projektligji i propozuar nga deputeti i LSI, Perparim Spahiu ne mars te vitit 2017, nuk u aprovua nga Këshilli i Ministrave,  sepse sipas relacionit te çuar këtij komisioni, ai bie ndesh me kushtetutën dhe nuk është i plote. Deputeti Saphiu tha se statusi i minatorit ka qene nje premtim qe prej vitit 2013 i qeverise Rama.
 
Deputetja e PS Elisa Spiropali tha se projektligji është i mangët dhe nuk mund te kalohet. Sipas saj, qeveria do te propozoje nje draft te plote per te drejtat e minatorëve. Por opozita mendon se projektligji nuk kalon, pasi qeveria nuk ka leke.
 
Gjate kësaj mbledhjeje nuk munguan batutat dhe ironite mes deputeteve.
 
Ne fund te mbledhjes se Komisionit, deputete socialiste votuan kundër projektligjit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re