Pas gjysmëfinales Spanjë – Francë, në të cilën “Furia e Kuqe” ia doli të sigurojë një biletë për në finalen e madhe të Berlinit, një episod interesant ndodhi, teksa yjet e Spanjës po festonin fitoren me tifozët në stadium.

Një stjuard, i cili vrapoi për të kapur një tifoz që u fut në fushë, rrëshkiti duke goditur kapitenin e Spanjës, Alvaro Morata, i cili u pa të çalonte më pas.

Kjo shqetësoi jo pak kampin e “kuq” dhe tifozët spanjoll, pasi kapiteni i tyre mund të rrezikonte finalen.

Morata me anë të një reagimi i ka qetësuar të gjithë duke u shprehur se është mirë, ndërsa nuk ka qëndruar edhe pa bërë pak humor, duke shtuar se ndërhyrja e stjuardit ishte për karton të verdhë.

🔴 Morata tranquiliza tras la ‘entrada’ de un miembro de seguridad de la selección española al término del España-Francia #EURO2024

📹 @JLAllegue92 pic.twitter.com/2R5ffdUnEg

— MARCA (@marca) July 10, 2024

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re