Një studim i ri nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC), i botuar së fundmi në revistën PLOS Medicine, e klasifikon alkoolin si kancerogjen, duke theksuar një rrezik veçanërisht të shtuar të kancerit të pankreasit .

Studiuesit e lidhën rrezikun e kancerit të pankreasit me birrën dhe pijet alkoolike, por jo me konsumin e verës.

“Konsumi i alkoolit është një kancerogjen i njohur, por deri më tani, provat që e lidhin atë posaçërisht me kancerin e pankreasit janë konsideruar të paqarta“, tha autori kryesor i studimit, Dr. Pietro Ferrari, kreu i Degës së Ushqyerjes dhe Metabolizmit të IARC.

“Gjetjet tona ofrojnë prova të reja se kanceri pankreatik mund të jetë një lloj tjetër kanceri i lidhur me konsumin e alkoolit, një lidhje që është nënvlerësuar deri më tani.”

Për studimin, u rekrutuan 2.5 milionë pjesëmarrës me një moshë mesatare prej 57 vjeç, duke i ndjekur ata për rreth 16 vjet.

Nga ky grup, u regjistruan 10,067 raste të kancerit të pankreasit.

Çdo rritje prej 10 gramësh etanol në ditë në konsumin e alkoolit shoqërohej me një rritje prej 3% të rrezikut të kancerit të pankreasit, zbuloi studimi.

Gratë që konsumonin 15 deri në 30 ml alkool (rreth një deri në dy pije standarde) në ditë kishin një rritje prej 12% të rrezikut të kancerit të pankreasit.

Burrat që konsumonin 30 deri në 60 ml (dy deri në gjashtë pije standarde) në ditë kishin një rrezik 15% më të lartë për kancer pankreatik, dhe marrja e mbi 60 gramëve në ditë shoqërohej me një rrezik 36% më të madh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko