Dy ditë më parë në kantierin e rindërtimit të stadiumit të “Camp Nout” në Barcelonë ndodhi një përleshje mes punëtorëve, ku protagonist kanë qenë shqiptarët dhe rumunët.

Mediat në Spanjë thonë se punëtorët sulmuan njëri-tjetrin me shufra hekuri dhe druri, ndërsa kompania e kontraktuar për të kryer punimet i shkarkoi nga puna menjëherë punëtorët.

Nga sherri i dhunshëm 6 prej tyre mbetën të plagosur.

“Përleshje mes punëtorëve që punojnë në kantieret e ndërtimit në Camp Nou. Sipas dëshmitarëve, rreth 20 persona janë rrahur me shkopinj. Janë të paktën gjashtë lëndime të lehta. Menaxheri i ka përjashtuar të gjithë. Ata flenë në hotele në Calella,” raportoi gazetarja Anna Punsí, nga rrjeti SER.

Sipas mediave një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në fillim kur ka nisur puna. Në atë kohë një konflikt nisi me një kompani turke dhe punëtorët për kushtet e punës.

Kompania që ka marrë përsipër rimodelimin e stadiumit ka deklaruar se deri në fund të 2024 punimet do të përfundojnë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko