14 krime për 2 vite dhe një “mal” me akuza, GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiu, Kristi Bixhekun dhe Artan Tafanin

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka dërguar për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin e drejtësisë Artan Tafani. Të tre këta persona akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, … Read more

“Hemodializa është kthyer në monopol”/ Deputetët akuza për abuzime në koncesionin e fituar nga kompanitë e Klodian Allajbeut

Në Komisionin e Ekonomisë ku u diskutua projektligji për koncesionet dhe PPP, deputetët ngritën me shqetësim transferimin e kontratave koncensionare nga njëra kompani në tjetrën referuar kjo kryesisht kontratave konçensionare në shëndetësi të cilat janë kthyer në monopol. Rasti konkret lidhet me kontratën koncensionare të hemodializës e cila u dha në vitin 2016 për 10 … Read more

‘Revanshi’/ SPAK çon për gjykim 27 anëtarë të 7 grupeve kriminale, mes tyre Martinaj dhe ish deputeti i PS Ndoka! Akuza për vrasje e trafik droge

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të 7 grupeve të strukturuara kriminale, të akuzuar për një sërë veprash penale si vrasje, tentativë vrasje, trafik droge etj, mes të cilëve personazhe të njohur të botës së krimit. Bëhet fjalë për operacionin “Revanshi”. Personat e dërguar për gjykim janë: ish deputeti … Read more

Kosovë/ Gjenden 10 detonatorë në Leposaviç, Sveçla akuza ndaj Serbisë: Po planifikon sulme terroriste

Ministri në detyrë i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka pretenduar se “Serbia përmes bandave kriminale e terroriste vazhdon ende të planifikojë e ndërmarrë sulme terroriste në Republikën e Kosovës”. Reagimi i tij vjen një ditë pasi Policia e Kosovës, në bashkëpunim me trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, kishin gjetur 10 detonatorë ndezës … Read more

Profili i errët i besnikut të Shullazit/ Nga akuza për trafiqe e plagosje, te gjobëvënia ndaj biznesmenëve, kush ishte Gilmando Dani që iu bë sot atentat

Kishte dalë 1 vit më parë nga burgu, ndërsa sot u vra në një atentat mafioz. Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ishte përfshirë në disa ngjarje kriminale. Skeda e tij është e mbushur me një seri ngjarjesh, duke nisur nga viti 2005, teksa … Read more

Akuza për spiunazh, policia bastis televizionin opozitar në Turqi dhe arreston drejtorin e lajmeve

Prokurorët turq kanë nisur një hetim për “spiunazh” ndaj Ekrem Imamoglut, ish-kryebashkiakut të arrestuar të Stambollit. Edhe drejtori i fushatës elektorale të Imamoglut, Necati Özkan, po hetohet për të njëjtën akuzë, ndërsa kryeredaktori i kanalit televiziv TELE1, Merdan Yanardag, është arrestuar në kuadër të së njëjtës çështje. Bastisja në televizionin TELE1 zgjati rreth një orë … Read more