GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen ndaj Jonaid Myzyrit: Nuk ka kryer shkelje

Është pushuar çështja për Jonaid Myzyrin. Gjyqtari Paulin Çera ka pranuar kërkesën e prokurorit Elvin Gokaj, se Jonaid Myzyri nuk ka kryer shkelje dhe se nuk ka kryer asnjë vepër penale. Pasi GJKKO i la afat SPAK 45 ditë për të këqyrur një akt ekspertim i cili do të bëhej me ekspertë të licencuar, Prokuroria … Read more

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn, pasi i shpalli fajtor për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor 2019 pranë mbikalimit të Shkozetit, ku si pasojë e sulmit me armë … Read more

Dënohet me 4 vite burg nga GJKKO, ish-kryebashkiaku Finiqit

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg ish-kryetarin e Bashkisë së Finiqit, Leonidha Hristo për “shpërdorim detyre”. Hristo përfitoi zbritje të dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe rrethana të tjera lehtësuese duke u dënuar përfundimisht me 2 vite heqje lirie. Të akuzuarit e tjerë për të cilët SPAK shpalli … Read more

Babai Ervis Martinajt paraqitet në GJKKO, flet për gazetarët: Djali im u vra në Durrës

Është paraqitur për herë të parë në Gjykatë babai i Ervis Martinajt, Mustafa Martinaj këtë të hënë. Ai u paraqit në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar në procesin lidhur me pronat e të birit dhe personave të lidhur me të, por seanca dështoi për shkak të mungesës së dy prokurorëve të çështjes. Pas daljes … Read more

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

Një ditë pasi shpalli vendimin në seancë me dyer të hapura për dosjen e “Sterilizimit” për 8 të pandehur, Gjykata e Posaçme e njoftoi edhe zyrtarisht sot vendimmarrjen ndaj të dyshuarve. Siç bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, në njoftimin e Gjykatës, bëhen me dije shkaqet se përse u rrëzua SPAK në … Read more

GJKKO lë në burg Durim Bamin, avokati kërkoi arrest shtëpiak

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Durim Bamin i cili u ekstradua të enjten nga Dubai drejt vendit tonë. Gazetarja Keti Banushi informon se vetë Durim Bami nuk është paraqitur në seancë, por ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i i tij mbrojtës Ilir Murati. Ky i fundit i ka kërkuar Gjykatës një masë … Read more