Ndeshja “Shqipëri-Jordani”, policia plan masash, kufizohet qarkullimi i automjeteve në disa akse

Policia ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes “Shqipëri–Jordani”, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Blutë bëjnë me dije se o të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit. Njoftimi: Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin … Read more

Nga 1 Nëntori, Kosova ndalon qarkullimin mbi 3 muaj të automjeteve me targa të huaja, masa prek serbët në veri

Policia e Kosovës për rajonin e veriut ka njoftuar se, nga 1 nëntori, pronarët e automjeteve me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj. Ky vendim pritet t’i prekë veçanërisht pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, të cilët shpesh përdorin automjete me targa të Serbisë. Një … Read more

VIDEO/ Moti keq shkakton vështirësi të lëvizjes së automjeteve në disa akse në Vlorë, rrugët kthehen në ‘lumenj’

Vështirësohet qarkullimi i automjeteve në Vlorë. Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar kaos dhe probleme në disa akse të qytetit. Siç shihet nga pamjet, rrugët janë kthyer në ‘lumenj’, për shkak të nivelit të lartë të ujit. Ndërkohë i gjithë territori shqiptar është përfshirë nga moti i keq, me rrebeshe dhe erëra të forta.

Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier, zona mbulohet nga tymi, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Një vendgrumbullim i mbetjeve urbane është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur Portëz. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Zona është mbuluar e gjitha nga tymi, duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.

Aksident i dyfishtë në Elbasan, dy të plagosur rëndë nga përplasja e automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:05 në aksin kombëtar Peqin-Elbasan. Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke u shkatërruar pothuajse plotësisht. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Sipas … Read more

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës mëngjesin e kësaj të enjteje është pezulluar përkohësisht. Shkak është bërë arrestimi i një doganieri grek në pikën e kalimit në Mavromat. Ende nuk ka detaje mbi arsyet e arrestimit. Një situatë e tillë vijon që prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.