Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier, zona mbulohet nga tymi, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Një vendgrumbullim i mbetjeve urbane është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur Portëz. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Zona është mbuluar e gjitha nga tymi, duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.

VIDEO/ Re të zeza tymi mbulojnë zonën! Përshihet nga flakët vendgrumbullimi i plehrave në Patos

Një vendgrumbullim plehrash ka marrë flakë mesditën e sotme (11 prill) në lagjen “Manekaj” në Patos, duke mbuluar gjithë zonën me një mjegull tymi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve. Si pasojë e zjarrit re të dendura tymi kanë përfshirë një sipërfaqe të … Read more

VIDEO- Digjet vendgrumbullimi i mbetjeve në Vlorë/ Era favorizon flakët, rrezikohen banesat

Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Vlorë është përfshirë nga flakët.   Siç shihet në pamje situata duket mjaft e rënduar, ku tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin.   Forca të shumta zjarrfikës por dhe punonjës se bashkisë janë duke punuar për te izoluar flakët, por era ka përkeqësuar … Read more

“Situata është alarmante”, Luan Baçi nga vendgrumbullimi i mbetjeve në Fier: U bëj thirrje qytetarëve të protestojnë

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Luan Baçi  e ka konsideruar alarmante situatën nga mbetjet në Fier. Në një deklaratë nga vendgrumbullimi i mbeturinave ku ende vazhdojnë flakët të jenë aKtive, Baçi u shpreh se kjo nuk është një situatë për të bërë politikë, por situata ka dalë jashtë kontrollit. “Situata është e dukshme tashmë, … Read more