Sarandë/ Zjarr në Parkun e Butrintit, era favorizon përhapjen e flakëve

Një zjarr ka rënë në vendin e quajtur Qafa e Butrintit. Zjarri ka përfshirë zonën e gjelbëruar të Parkut të Butrintit. Era që fryn rrezikon që zjarri të përhapet në brendësi të Parkut. Zjarrfikësja ndodhet në vendin e zjarrit për shuarjen e zjarrit. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij zjarri.

Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Devoll, era favorizon përhapjen e flakëve

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Miras të Devollit. Të paktën dy mjete, 10 forca zjarrfikëse dhe rreth 20 forca nga drejtoria e shërbimeve dhe e pyjeve janë angazhuar për të neutralizuar flakët. Ndërkohë era e fortë favorizon përhapjen e flakëve dhe zjarri po merr përmasa.

Gramsh, flakë në pyje, situata mbetet kritike/ 6 fshatra të shkrumbuar. Era favorizon përhapjen

Që prej ditës së djeshme, Gramshi është përfshirë nga zjarre masive të pandodhur më parë të cilat kanë shkrumbuar së paku 6 fshatra dhe vijojnë të kërcënojnë bindshëm edhe zona të tjera. Gazetarja Bleona Sari raporton për ABC News nga fshati Skënderbeaj se situata është ende kritike pasi era po favorizon përhapjen e flakëve. Më … Read more

Zjarri në Sasaj/ Balluku: Era favorizon përhapjen e flakëve, të gjitha strukturat në gatishmëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se zjarri në Sasaj të Himarës vijon, teksa era favorizon përhapjen e flakëve. Balluku u shpreh se të gjitha strukturat janë në gatishmëri. Ndër të tjera, Balluku shtoi se vatra zjarri ka edhe në zona të tjera të bregdetit. “Tashmë, edhe për shkak të erërave … Read more

Delvinë/ Zjarri në Kalasë pranë banesave, era favorizon përhapjen e flakëve, ndërhyhet edhe nga ajri

Zjarri ka përfshirë fshatin Kalasë në Bashkinë e Delvinës. Prej disa orësh ekipe zjarrfikëse janë në luftë me flakët për të neutralizuar zjarrin. Të favorizuara edhe nga era, flakët po iu afrohen banesave të fshatit. Në Kalasë është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopter ndërsa në terren janë 5 zjarrfikëse.

Zjarr në Kukës, era favorizon përhapjen e flakëve, digjen disa hektarë pyje

Një vatër e madhe zjarri u shfaq pak orë më parë në pyjet e fshatit Mamëz të Kukësit. Burime për News 24 bëjnë me dije se era po favorizon përhapjen e vatrës së zjarrit, ndërkohë që retë e tymit kanë mbërritur mbi qytetin e Kukësit. Në vendngjarje janë angazhuar grupe pune me punonjës të shërbimit … Read more