VIDEO/ Zjarr në pyllin e Hidrovorit në Novoselë, përfshihet sipërfaqe me shkurre dhe kullota

Një zjarr ka rënë pasditen e së martës në afërsi të Akërnisë, në pyllin e Hidrovorit, që ndodhet në njësinë administrative Novoselë. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe kullota, ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes. Falë ndërhyrjes së tyre, zjarri është izoluar duke shmangur përhapjen drejt zonës së pyllëzuar. … Read more

Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Devoll, era favorizon përhapjen e flakëve

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Miras të Devollit. Të paktën dy mjete, 10 forca zjarrfikëse dhe rreth 20 forca nga drejtoria e shërbimeve dhe e pyjeve janë angazhuar për të neutralizuar flakët. Ndërkohë era e fortë favorizon përhapjen e flakëve dhe zjarri po merr përmasa.

Dogji sipërfaqe pylli në Gramsh, arrestohet zjarrvënësi prokuroria cakton masen e sigurise

Prokuroria e Elbasanit caktoi masën e sigurimit “arrest me burg” për shtetasin F.S. për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Prokuroria njoftoi se “më datë 21.08.2025, policia u njoftua se në fshatin Bresnik i Poshtëm, Njësia Administrative  Kodovjat, bashkia Gramsh ka rënë zjarr në mesin e një pylli të përbërë … Read more

Dogji një sipërfaqe me bimësi e shkurre, arrestohet 20-vjeçari në Finiq

FINIQ– Një 20-vjeçar me banim në Finiq është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se dogji një sipërfaqe me bimësi e shkurre në fshatin Sopik. Falë ndërhyrjes në kohë të banorëve të zonës, vatra e zjarrit u shua dhe u parandalua përhapja e mëtejshme e flakëve, e cila mund të sillte pasoja më të rënda. Autoritetet … Read more

Rrogozhinë/ Po digjte mbeturinat në tokën e tij, por shkrumboi sipërfaqe të mëdha me pemë dru-frutore

I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat, por flakët i dolën jashtë kontrollit, duke shkrumbuar sipërfaqe të tëra me pemë dru-frutore. Policia e Rrogozhinës ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies në fshatin Ballaj. Ai është Izabel Aliu, 31 vjeç, dhe ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (16 gusht). “Shërbimet e Stacionit të Policisë … Read more

VIDEO/ Vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore në Kukës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një tjetër vatër zjarri është përhapur në sipërfaqen pyjore të fshatit Bele në Kukës, pjesë e parkut Kombëtar Korab Koretnik. Zjarri është përhapur me shpejtësi edhe si pasojë e erës së fortë duke rrezikuar edhe disa shtëpi në këtë zonë. Në vendngjarje janë dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës, emergjenca civile të bashkisë Kukës si edhe … Read more