Shkrumbohet banesa në Gjirokastër, zjarrfikësit shpëtojnë të moshuarën

Një apartament në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Sipas Shërbimit Zjarrfikës, ngjarja është raportuar rreth orës 17:49 nga Policia e Shtetit, pasi zjarri kishte përfshirë katin e parë të një pallati. Menjëherë në vendngjarje është nisur një automjet zjarrfikës me efektivët përkatës. Gjatë ndërhyrjes u konstatua se brenda … Read more

Zjarr në një biznes në afërsi të Leskovikut/ Zjarrfikësit në vendngjarje

Një zjarr ka rënë në një prej bizneseve në afërsi të Leskovikut. Sipas informacioneve paraprake mësohet se zjarri ka përfshirë një prej shtëpive të drurit që ky biznes agroturizmi ka. Një zjarrfikëse nga Kolonja dhe një tjetër nga Leskoviku, së bashku me policinë e shtetit janë drejt vendngjarjes.

VIDEO/ Zjarr në lagunën e Kunë-Vainit në Lezhë, ndërhyjnë zjarrfikësit

LEZHË- Një vatër zjarri përfshiu paraditen e kësaj të mërkure zonën e Kunës, në Shëngjin. Flakët ranë në pjesën e lagunës dhe, për shkak të erës së fortë, u përhapen me shpejtës. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa zjarrfikësit u vunë menjëherë në lëvizje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, … Read more

VIDEO/ Përfshihet nga flakët apartamenti në Fier, zjarrfikësit në vendngjarje

Një apartament ka  marrë flakë në qëndër të qytetit të Fierit rreth orës 15: 30. Flakët dhe tymi kanë alarmuar banorët e pallatit tetë katësh të cilët njoftuan zjarrfikësit. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në … Read more

VIDEO/ Zjarr në fshatin Poro të Vlorës, zjarrfikësit në vendngjarje

Një vatër zjarri është shënuar pasditen e sotme në fshatin Poro, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre ndërsa po punohet për të mos  rrezikuar përhapjen në zonat përreth. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe gjashtë efektivë, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

Zjarr në një banesë në Shkodër, zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen Dudas të Shkodrës, gjatë natës. Mësohet se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Në vendngjarje, ndërhynë 5 zjarrfikëse, ndërsa flakët rrezikonin edhe përhapjen në banesë aty afër. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike si pasojë e instalimeve të … Read more