Sarandë/ Zjarr në Parkun e Butrintit, era favorizon përhapjen e flakëve

Një zjarr ka rënë në vendin e quajtur Qafa e Butrintit. Zjarri ka përfshirë zonën e gjelbëruar të Parkut të Butrintit. Era që fryn rrezikon që zjarri të përhapet në brendësi të Parkut. Zjarrfikësja ndodhet në vendin e zjarrit për shuarjen e zjarrit. Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij zjarri.

Zjarr në pyjet e Devollit/ Vatër aktive në fshatin Miras, 70 forca për shuarjen e flakëve

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit që u aktivizua një ditë më parë në fshatin Miras të Devollit. Flakët janë përhapur në një zonë pyjore me bimësi të përzier. Që prej orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të enjte, forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor, strukturat vendore dhe banorët e zonës po punojnë intensivisht për shuarjen … Read more

Zjarr në një sipërfaqe pyjore në Devoll, era favorizon përhapjen e flakëve

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Miras të Devollit. Të paktën dy mjete, 10 forca zjarrfikëse dhe rreth 20 forca nga drejtoria e shërbimeve dhe e pyjeve janë angazhuar për të neutralizuar flakët. Ndërkohë era e fortë favorizon përhapjen e flakëve dhe zjarri po merr përmasa.

VIDEO/ Zjarri në Akërni, vijon ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

VLORË– Vijon të mbetet aktive vatra e zjarrit në zonën e pyllit pranë Akërnisë. Zjarrfikëset, punonjësit e zonave te mbrojtura, emergjencat civile por edhe forcat e armatosura aktualisht po punojnë për izolim e flakëve. Përpjekjet për shuarjen e flakëve vijojnë edhe nga ajri me helikopter

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës, ndërhyjnë edhe dy helikopterë për shuarjen e flakëve

Vijon zjarri për të dytën ditë radhazi në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës. Bëhet me dije se vatrat e shumta janë përhapur në të gjithë sipërfaqen pyjore, ndërsa forcat zjarrfikëse, ushtria dhe emergjencat civile po punojnë për shuarjen e flakëve. Në ndihmë janë angazhuar edhe dy helikopterë që po kryejnë ndërhyrje … Read more

VIDEO/ Zjarri në Pishë-Poro merr përmasa të mëdha, vijon operacioni për shuarjen e flakëve

VLORË– Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro. Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe … Read more