Ndezën zjarr qëllimisht duke djegur sipërfaqe toke dhe rrezikuar banesat, arrestohen katër persona në Berat

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 4 autorët e zjarrvënieve në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë. Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa dhe sera, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore.

Himarë, zjarri përfshin sipërfaqe pyjore, flakët përhapen me shpejtësi nga era. Ndërhyjnë zjarrfikësit

Situata me zjarret në vend vijon të mbetet shqetësuese. Zjarri ka përfshirë fshatin Bolenë të Bashkisë së Himarës. Flakët kanë depërtuar në një zonë të pyllëzuar me pisha dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të erës. Ndërkohë në vend ka mbërritur edhe një zjarrfikëse dhe gjithashtu po i bashkohet një tjetër zjarrfikëse nga Himara. … Read more

Fier/ Era ndihmon në përhapjen e shpejtë të zjarrit në sipërfaqe pyjore, ndërhyhet nga ajri për të shuar flakët

Për shkak të terrenit të vështirë neutralizimi i zjarrit që ka përfshirë sipërfaqe pyjore në Fier, ka nisur operacioni nga ajri. Autoritetet kanë ndërhyrë me helikopter në Drenie dhe Gjinoqare, për të shuar zjarrin. Më herët janë angazhuar disa mjete zjarrfikëse, dhe trupa të Forcave të Armatosura si edhe forca bashkiake, ndërsa terreni i vështirë … Read more

EMRI/ Kavajë, I vuri zjarrin një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, vihet në pranga autori

Digjet një sipërfaqe e madhe me bimësi e pemë frutore në Kavajë, duke rrezikuar edhe trasetë e shinave të trenit. Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrit në fshatin Kryeluzaj. Falë veprimeve të shpejta hetimore u lokalizua dhe arrestua i dyshuari Gentian Blloshmi, 47 vjeç, banues në Kavajë. Shërbimet e Komisariatit, bënë me dije se sapo morën njoftimin … Read more

I vuri flakën mbeturinave, zjarri përfshiu sipërfaqe toke e pemë frutore, arrestohet 47-vjeçari në Kavajë

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 47-vjeçar si autor të dyshuar të zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Kryeluzaj, Kavajë. Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke … Read more

Zjarr në Devoll/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e plotë

Një zjarr ka përfshirë një pjesë toke në fshatin Cangonj të Devollit. Sipas informacioneve, mësohet se zjarri ka rënë në barishte ndërsa në afërsi ka qenë një plevicë e cila u dogj totalisht. Në vendngjarje aktualisht janë 3 mjete zjarrfikëse dhe 9 forca zjarrfikës, së bashku me banorë të fshatit, të cilët po ndërhyjnë për … Read more