Ministria e Mbrojtjes: Helikopteri i Forcës Ajrore po transporton drejt Tiranës Bledar Belulin, efektiv i RENEA-s

Helikopteri i Forcave Ajrore ka mbërritur në Theth të Dukagjinit për t’i dhënë ndihmë efektivit të RENEA-s, Bledar Beluli, i cili u aksidentua ditën e sotme, duke përfunduar në një greminë. Ministria e Mbrojtjes njofton se helikopteri po e transporton efektin drejt Tiranës për mjekim të specializuar.