Dosja “AKSHI”/ Kush është anëtari i KPP, i dyshuar për lidhje me Ermal Beqirin?

Dosja e SPAK për aferën e AKSHI-t ka zbuluar një hallkë kyçe të dyshuar brenda shtetit: bashkëpunimin e mundshëm të një funksionari të Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP) me një grup personash nën hetim penal. Sipas deklarimeve të biznesmenit Gerond Meçe, Prokuroria e Posaçme ka krijuar bindjen e arsyeshme se një person nga brenda KPP-së … Read more

Donte të digjte gruan, por vrau shokun e tij, Gjykata merr vendimin për Admir Beqirin! Zbardhet dëshmia: Isha nën efektin e alkoolit

Gjykata e Sarandës ka lënë në qeli Admir Beqiraj, i cili vrau shokun e tij, që e kishte strehuar në banesë. Krimi ndodhi në fshatin Gjashtë të Sarandës ku Admir Beqiraj vrau 65-vjeçarin Gëzim Bizoni. Gjatë seancës gjyqësore, autori i dyshuar i ngjarjes deklaroi se ka qenë “i papërgjegjshëm për veprimin që ka kryer”. Ai pretendoi se … Read more

Kush e vrau Armando Beqirin? Flet shqiptari i arrestuar në Islandë

Shqiptari i dyshuar për vrasjen e Armando Beqirit në Islandë ka mohuar akuzën. I arrestuari rreth 40-vjeç, sipas medieve në Reikjavik ka deklaruar në dëshminë e tij para hetuesve se nuk është i përfshirë në ngjarjen e së shtunës së kaluar. “Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen” ka deklaruar ai, shkruajnë mediat islandeze. Por kush … Read more

Mediat islandeze: Armando Beqirin dyshohet se e vrau një shqiptar

Armando Beqirin, shtatë ditë më parë në Islandë dyshohet se e ka vrarë një shqiptar. Kështu shkruajnë mediat në Reikjavik, lidhur me ekzekutimin mafioz që tronditi vendin. Dje lidhur me ngjarjen u arrestuan dy shqiptarë, njëri prej të cilëve sot u lirua, ndërsa tjetri do të qëndrojë në qeli. Mediat në Islandë theksojnë se bazuar … Read more