Zjarr në automjetin e një shtetasi malazez në aksin Cërrik-Belsh, shkaktohen dëme materiale

Në aksin rrugor Cërrik-Belsh, një automjet me drejtues shtetasin malazez L.L., 46 vjeç, është përfshirë nga zjarri, dyshohet për shkak të një defekti në motor. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme materiale. Autoritetet kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.