Kërcënoi 28-vjeçarin përmes Messengeri-it për dhënie të votës, nisin hetimet për nënkryetarin e një partie në Lushnjë!

Nënkryetari i një subjekti politik në Lushnjë është proceduar penalisht, pasi dyshohet se ka kërcënuar një 28-vjeçar në platformën “Messenger”, për dhënien e votës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi ka kallëzuar … Read more

Mori peng një 35-vjeçar dhe e kanosi për dhënie pasurie, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim! Iu prezantua policisë me gjeneralitete të rreme

Policia ka vendosur në pranga një 40-vjeçar, i cili në bashkëpunim me shtatë persona të tjerë morën peng një 35-vjeçar dhe e kanosën për dhënie pasurie. Raportohet se në momentin e ndalimit, 40-vjeçari me iniciale F. K., banues në Tiranë, u ka dhënë punonjësve të Policisë gjeneralitete të rreme. “Shtetasi F. K. akuzohet se në muajin korrik … Read more

“Më jep 1 mijë euro ose…”/ Shantazhonin me anë të kanosjes për dhënie pasurie, arrestohen 3 shtetas. Detajet e operacionit

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohen shantazhonin me anë të kanosjes për dhënie pasurie persona të ndryshëm. Prangosja e tre personave u bë në kuadër të operacionit “Xhamlliku”, ndërsa policia thotë se autorët janë të moshave 16, 17 dhe 20 vjeç. Policia po ashtu sqaron se gjatë hetimeve të kryera janë … Read more

Shantazhimet për dhënie pasurie, Policia e Shtetit apel: Tregohuni vigjilentë dhe denoncojini menjëherë

Policia e Shtetit u ka bërë apel bizneseve dhe personave të tregohen vigjilentë dhe të denoncojnë rastet e shantazhimeve për dhënie pasurie. Sipas policisë, individët apo grupet, për realizimin e qëllimit të tyre, po përdorin aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorë ekonomikë, duke iu kërkuar donacione në emër të funksionarëve publik apo … Read more

Rrëmbyen dhe kërcënuan një 35-vjeçar për dhënie pasurie, një prej të arrestuarve ish-presidenti i klubit të futbollit (Emri)

Ish-presidenti i klubit të futbollit të Kamzës, Naim Qarri është në mesin e personave që akuzohen se rrëmbyen dhe kërcënuan një 35-vjeçar për dhënie pasurie. Policia ka arrestuar 5 prej tyre, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre vrasësi me pagesë Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka, si edhe Fredi Keta. Ndërkohë masa e sigurisë “arrest me … Read more

Morën peng një 35-vjeçar dhe e kërcënuan për dhënie pasurie, arrestohen 4 persona! Detajet

Tiranë Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “The debt”. Ekzekutohet masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 4 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të … Read more