Mbyllet tubacioni i gazit mes Finlandës dhe Estonisë

Një tubacion nënujor i gazit që lidh Finlandën dhe Estoninë u mbyll më 8 tetor pas një rënieje të papritur të presionit, që me gjasë është shkaktuar nga një rrjedhje. Kështu tha kompania finlandeze e sistemit të gazit, Gasgrid, dhe operatori estonez, Elering.   Gasgrid tha se shkaku i rrjedhjes ende është i paqartë, por … Read more

Rusia dëbon nëntë diplomatë të Finlandës në shenjë hakmarrjeje

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi të enjten dëbimin e nëntë diplomatëve finlandezë dhe mbylljen e konsullatës së Finlandës në Shën Petersburg si hakmarrje ndaj Finlandës që dëboi nëntë diplomatë rusë muajin e kaluar.   Ministria tha në një deklaratë të gjatë se ajo thirri ambasadorin e Finlandës në Rusi, Antti Helanterä, të enjten dhe … Read more

“Lavdëroi Hitlerin”/ Ministri i Ekonomisë i Finlandës jep dorëheqjen

Vetëm dhjetë ditë pas marrjes së detyrës, qeveria Orpo në Finlandë po përballet tashmë me tronditjen e saj të parë.   Ministri i Ekonomisë Vilhem Junnila ka dhënë dorëheqjen pas polemikave mbi disa deklarata të kaluara të konsideruara pro-naziste. Këtë e kanë raportuar mediat vendase. Junnila, një anëtar ei Partisë së ekstremit të djathtë finlandez, kaloi votën e mosbesimit të kërkuar nga opozita … Read more

“Kam tërhequr një kamion 10 ton”, kush është shqiptari me super forcë që njihet si “ariu” i Finlandës

Elbasan Prekaj është emigrant shqiptar që njihet si ‘ariu’ i Finlandës, pasi është kampion në sportin e ‘Strong Men’. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka zbuluar se si ka nisur të merret me këtë sport. Madje, ka befasuar teksa ka treguar që pasha më e rëndë që ka tërhequr është … Read more

Borrell: Anëtarësimi i Finlandës ka afruar edhe më shumë BE-në me NATO-n

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka deklaruar se me anëtarësimin e Finlandës, 22 prej 27 vendeve anëtare të BE-së kanë hyrë nën ombrellën e NATO-s. Borrell, bëri deklarata për shtyp në selinë e NATO-s ku ai mbërriti për të marrë pjesë në sesionet e ditës … Read more

Kancelari gjerman: Anëtarësimi i Finlandës është një përfitim për NATO-n

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka uruar Finlandën për anëtarësimin në NATO, duke theksuar se anëtarësimi i saj do ta bëjë aleancën më të fortë. “Finlanda tani është një anëtare e NATO-s. Ky është një lajm i mirë dhe një përfitim për sigurinë transatlantike”, shkroi Scholz në twitter, duke riafirmuar mbështetjen e qeverisë së tij për … Read more