Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus

Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar një rast të Hantavirusit të zbuluar te një pasagjer në anijen turistike MV Hondius. Pasagjeri i ishte përgjigjur një e-mail nga kompania që menaxhonte anijen, e cila i informonte pasagjerët për incidentin shëndetësor, dhe ishte paraqitur në një spital në Cyrih të Zvicrës, ku po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë edhe autoritetet … Read more

Një avion i ”Air France” bën ulje të detyruar në Mynih

Një avion i “Air France”, që po fluturonte drejt Parisit, u detyrua të bëjë një ulje të paplanifikuar në Mynih dje në mbrëmje, pasi në bord u ndje një erë djegieje, bëri të ditur sot një zëdhënës i aeroportit. ”Askush nuk u lëndua”, tha zëdhënësi, duke shtuar se ”avioni arriti të lëvizë vetë drejt vendit … Read more

I dënuar në Francë për trafik droge, Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e 336 mijë euro pasuri të Elton Arkaxhiut

Sipas organit të akuzës, gjatë hetimit pasuror rezultoi se Arkaxhiut, i vëllai i tij dhe një tjetër person nuk kanë pasur mundësi financiare që justifikojnë blerjen e tre pasurive të paluajtshme gjatë viteve 2005-2010. Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të Elton Arkaxhiut, të dënuar në Francë për trafik lëndësh narkotike, pasi dyshohet se rrjedhin … Read more

Përfshihet nga flakët një ndërtesë 3-katëshe në Francë, humbin jetën 5 persona

Një zjarr vdekjeprurës shpërtheu në një ndërtesë trekatëshe në rajonin Meurthe-et-Moselle të Francës në orët e para të së dielës, duke vrarë pesë persona në qytetin Neuves-Maisons. Zjarrfikësit kishin sqaruar më parë se midis katër viktimave ishin një burrë 59-vjeçar, një grua 60-vjeçare, një grua e re 20-vjeçare dhe një adoleshent 16-vjeçar, ndërsa kishte edhe … Read more

Tragjedi në familjen shqiptare në Francë, burri vret gruan dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brest në Francë, ku të enjten një çift u gjet i pajetë në banesën e tyre, sipas raportimeve të mediave franceze. Alarmi u dha rreth orës 16:30, kur një banor i lagjes Europe njoftoi policinë se kishte dëgjuar dy të shtëna arme në adresën 101 Rue Général-Paulet. Pasi … Read more

Sulm me thikë në një shkollë në Francë, dy të plagosur

Një sulm me thikë është regjistruar në shkollë në Francë. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, një person hyri në një shkollë në Antibes në Francë dhe goditi dy persona me thikë. Të plagosur mbetën një nxënëse 16-vjeçare dhe një mësuese 52-vjeçare. Sipas policisë, autori ishte një 18-vjeçar një ish-nxënës në shkollë, por ende nuk … Read more