Ministri i Jashtëm turk: Me SHBA ose do të rregullohemi, ose do të prishemi tërësisht

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavushoglu është shprehur se marrëdhëniet me SHBA-të janë në një pikë shumë kritike. Lidhjet me SHBA kanë qenë në një pikë shumë kritike. Ato ose do të normalizohen, ose do të prishen tërësisht citohet Cavushoglu. Deklarimet e tij vijnë pak ditë përpara se sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson … Read more

Faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që rrisin rrezikun e aborteve të përsëritura

Shoqata Europiane e Riprodhimit dhe Embriologjisë (ESHRE) ka publikuar së fundi udhëzime të reja në lidhje me abortin e përsëritur. Ato përditësojnë një dokument të vitit 2006 dhe janë zhvilluar nga një grup pune që përfshin gjinekologë me eksperiencë në mjekësinë riprodhuese, abort dhe aborte të përsëritura, trombofili dhe infertilitet mashkullor, si dhe një anëtare … Read more

BE miraton sistemin informatik për hyrjet dhe daljet në kufijtë e jashtëm

Vendet evropiane të hapësirës Schengen do të pajisen me një sistem informatik të unifikuar për të përshpejtuar kontrollet në kufijtë e tyre të jashtëm dhe për të luftuar më mirë kundër terrorizmit, në kuadër të një teksti të miratuar sot nga Parlamenti Evropian. Ky sistem i ri për hyrje-daljet (EES), që do të jetë operacional … Read more

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Trump po e sjell luftën afër Evropës

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të mos e vërtetuar marrëveshjen bërthamore të nënshkruar mes fuqive botërore dhe Iranit, mund të përbëjë rrezik për luftë afër Evropës, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel. Trump i ka dhënë disa ditë kohë Kongresit Amerikan për të vendosur për rivendosjen ose jo të sanksioneve … Read more

Ministri i Jashtëm i Austrisë: As mund të krahasohet Kosova me Katalonjën

Pas deklarimeve të liderëve serbë se rasti i Kosovës me Katalonjën është i njëjtë, komentin e tij e ka dhënë edhe ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz. Ai këtë krahasim e ka quajtur të panevojshëm dhe të pavlerë. Sipas Kurz, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë sidomos për Serbinë meqë ka rëndësi të veçantë … Read more