IKMT ndërhyn tek “Syri i Kaltër”, do të prishen 16 objekte
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur këtë të enjte një operacion në zonen e “Syrit të Kaltër” në bashkinë e Finiqit. IKMT ka planifikuar të prishë në këtë zonë turistike 16 objekte pa leje ndërtimi. Objektet janë të madhësive të ndryshme, një dhe dy katëshe, konstruksione druri, me objekt shërbimi.