IKMT ‘zbarkon’ në Orikum, shemben dy objekte pa leje

Njësitë e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) kanë mbërritur në Orikum ku do të shembin dy objekte që nuk disponojnë leje ndërtimi. Bëhet fjalë për një restorant dhe 10 dhoma pushimi në pronësi të Emanuela Xhanaj, 8 prej të cilave sipas saj, janë të rezervuara me pushues. “Nuk kemi pasur asnjë lajmërim. Ka ardhur sot fugoni … Read more

Fadromat në Parkun e Valbonës/ Aksioni i IKMT shemb 20 objekte betoni pa leje në 2 ditë

Shembja e ndërtimeve të paligjshme ka vijuar në Parkun Kombëtar të Valbonës. Në dy ditë  Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  me mbështetjen e Policisë së Shtetit  ka shembur 20  objekte. Të enjten u prishen 8 ndërtesa me beton arme ndërsa 12  ngrehina dhe struktura prej betoni të ndërtuara pa leje u shembën  të premten. … Read more

IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës, preken gjithsej 22 objekte, 16 po çmontohen nga vetë banorët

IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës edhe gjatë ditës së sotme. Në total, janë planifikuar për t’u prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 16 të tjera janë në proces çmontimi nga vetë banorët. 3 objekte të tjera mbeten ende për t’u shembur. Ndryshe … Read more

Dyshohet se ndërtoi 8 objekte pa leje dhe pishinë, arrestohet shtetasi në Kukës

Një person është arrestuar në Kukës nën hetim për veprën penale ndërtim i paligjshëm. Arrestimi i R.GJ u bë me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës. Prokuroria e Kukësit njoftoi se “në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal të nisur më 8 shtator pas referimeve të policisë … Read more

Ndërtoi 8 objekte pa leje dhe pishinë brenda rrethimit të banesës, arrestohet me urdhër të Prokurorisë së Kukësit një person

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, është arrestuar një person me iniciale R.Gj., i dyshuar për ndërtim të paligjshëm në territorin e fshatit Llugjaj të Tropojës. Sipas hetimeve të nisura mbi procedimin penal nr. 509, datë 08.09.2025, dhe pas referimeve të Policisë së Shtetit, në pronën … Read more