Përplasen dy automjete në Fushë Krujë-Krujë/ Arrestohet një prej drejtuesve, disa të plagosur
Një aksident ka ndodhur në Fushë Krujë-Krujë, teksa janë përplasur dy automjete. Një prej drejtuesve është arrestuar nga policia, si shkaktar për aksidentin. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët në 2 automjete, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.