Mitropoliti i Volokolamskut viziton Shqipërinë, takim me Kryepeshkopin Joan, i përcjell urimet e Patriarkut të Rusisë Kirill

Me bekimin e Patriarkut të Moskës dhe Gjithë Rusisë, Kirill, Mitropoliti i Volokolamskut Antoni, Kryetar i Departamentit të Marrëdhënieve të Jashtme Kishtare të Patriarkanës së Moskës, mbërriti në Shqipëri më 11 gusht 2025 për një vizitë pune. Më 12 gusht, ai u prit në rezidencën zyrtare në Tiranë nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë … Read more

FOTO/ E ngarkuara me Punë e SHBA takohet me Kryepeshkopin Joan Pelushi! Ambasada amerikane: U fol mbi rëndësinë e vazhdimit të harmonisë ndërfetare në Shqipëri

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar sot me me Kryepeshkopin e sapo fronëzuar të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, për t’i përcjellë atij urimet për rolin e ri si udhëheqës i Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë. Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se gjatë këtij takimi, VanHorn … Read more

Kryeministri grek, bisedë telefonike me Kryepeshkopin Joan! Mitsotakis: Kisha e Shqipërisë, pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryepeshkopin Joan, për ta uruar për përzgjedhjen e tij në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Përmes një postimi në “X”, Mitsotakis shkruan se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve. “Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt … Read more

Pason Kryepeshkopin Anastas, kush është Hirësi Joani që do të drejtojë Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Ditën e sotme, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, ka zgjedhur pasardhësin e Kryepeshkopit Anastas, Kryepeshkopin e ri, Joani. Përmes një deklarate zyrtare për mediat, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, shprehet se Kryepiskopi i porsazgjedhur, Imzot Joani, ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit Kryepiskop Anastas për 32 vjet, nga të cilat 27 vite si Mitropolit i … Read more

Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, Sinodi i Shenjtë zgjedh sot kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, do të zgjedh sot, 16 mars 2025, kryepeshkopin e ri, pas ndarjes nga jeta të Anastas Janullatos. Zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, do të mbahet në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore. “Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë”, njoftoi … Read more

Letra e Papa Françeskut për Kryepeshkopin Anastas: Promovoi bashkëjetesën paqësore me Kishat dhe fetë e tjera!

Gjatë ceremonisë së funeralit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, u lexua letra e Papa Françeskut. Letra u lexua gjatë funeralit nga kreu i delegacionit të Vatikanit. Papa kujton në letër takimin e tij me Janullatosin gjatë vizitës në Shqipëri, teksa nënvizon impenjimin e Kryepeshkopit për të depërtuar në thellësitë e zemrave të njerëzve, pa humbur bashkimin … Read more