Përplasen tre makina, njëra përfundon e kthyer përmbys. Shkak, lagështira në rrugë. Pamjet e aksidentit
Një aksident ka ndodhur këtë të dielë në autostradën Tiranë-Elbasan, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Siç shihet edhe në këto pamje, njëra prej mjeteve të përfshira në aksident është kthyer përmbys. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë. “”