LAJMËSJA… Anisa Markarian: Shkëputur nga dorëshkrimi i librit që po vjen, «Shtëpia te Selvia».

Im atë e kishte zët t’u behte të tjerëve në derë pa i lajmëruar. Sidomos personave jashtë rrethit familjar – miqve, kolegëve, fqinjëve. – Kush shkon paftuar, e gjen të pashtruar, – përligjej. I përpiktë gjer në çudi, ngulte këmbë se duheshin njoftuar të paktën katër-pesë ditë më parë. Në këtë mënyrë, gjithkush do të … Read more