Fermerët e Fierit djegin mbetjet e të mbjellave/ Zjarri del jashtë kontrolli, fshati Daullas mbulohet nga tymi

Djegia e mbetjeve te të mbjellave në afërsi të fshatit Daullas nga fermerët ka dale jashtë kontrollit duke mbuluar zonën me tym të dendur. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve që kanë prekur një sipërfaqe të konsiderueshme në dy anët e by-bassit të Fierit.