Arrestimi i Ilir Metës, ministri Lamallari në Kuvend: Nuk ka persekutim politik, pretendimet e kreut të PL të pabazuara

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari theksoi në Kuvend se pretendimet e kreut të Partisë së Lirisë se po mbahet në burg për arsye politike nuk qëndrojnë, duke cituar raportin e Avokatit të Popullit. “U tha një pretendim për mohim të lirisë së fjalës, së shprehjes, raporti përmend, citoj këtu në faqen 22, se në përfundim … Read more

Tjetër triumf politik i Ahmed al Sharaa

Pas tensionit midis qeverisë aktuale në Siri dhe forcave të armatosura kurde në këtë vend të Lindjes së Mesme në javët e fundit, situata duket se po qetësohet. Qeveria siriane e udhëhequr nga presidenti Ahmad al-Sharaa njoftoi se është arritur një marrëveshje paqeje midis dy palëve në konflikt, raporton Al Jazeera. Sipas marrëveshjes, forcat kurde … Read more

Tabaku: Përmirësimet ligjore antikorrupsion nuk janë të mjaftueshme pa vullnet politik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vuri në dukje se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një prioritet në procesin e integrimit evropian, por çështja kyçe që shpjegon situatën aktuale ekonomike dhe shoqërore të vendit. Në një analizë në rrjetet sociale, Tabaku cilësoi si problemin themelor të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare korrupsionin e institucionalizuar. “Korrupsioni … Read more

Meta padit në SPAK Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve: Persekutim politik, janë shkelur të drejtat e njeriut

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kallëzuar penalisht në SPAK Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose. Në padi, ndër të tjera thuhet se, prej datës 23 tetor 2024, ditë kur ish-presidenti u fut në qeli, “autoritetet e këtij institucioni kanë përdorur mënyra nga më të ndryshmet për ndalimin e ushtrimit … Read more

BBC: Partia qeverisëse e Kosovës fiton zgjedhjet pas muajsh bllokimi politik

Lëvizja Vetëvendosje, ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, sipas rezultateve paraprake. Me rreth 90% të votave të numëruara, subjekti politik i udhëhequr nga Albin Kurti ka marrë 50.8% të votave, duke i hapur rrugën një mandati të tretë qeverisës, raporton BBC. Dy partitë kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe … Read more

Akuzat për Suel Çelën, Salianji i përgjigjet Berishës: Dëshmi e mjerimit politik

Ervin Salianji i ka cilësuar dëshmi të mjerimit politik, akuzat e sotme të Berishës për organizime të takimeve në Elbasan nga Suel Çela. Salianji, në një mesazh në facebook thotë se ai nuk ka emëruar, as komanduar struktura për të zgjedhur deputet të Partisë Demokratike dikë që, në funksionin e prokurorit që duhet të luftojë … Read more