U arrestuan pas protestës për vrasjen e Klodian Rashës, Gjykata e Durrësit liron shtatë protestuesit
Gjykata e Durrësit ka liruar të gjithë të arrestuarit e protestës së të premtes kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i “Shqiponjave”. Për shtatë të arrestuarit, mes tyre edhe tre te mitur, është vendosur “detyrim paraqitje”.














