U mbyt në Liqenin e Prespës ndërsa peshkonte, kryebashkiaku i Pustecit: Ende nuk e kemi gjetur trupin!

Stavri Vasilovski, 45 vjeç, dyshohet se është mbytur në Liqenin e Prespës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, ndërsa deri më tani, nuk është mundur të gjendet trupi i tij. Për ngjarjen e rëndë, ka folur dhe kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolevski. Ai ka treguar se kërkimet janë … Read more

PS merr fitoren e parë, si u ndanë votat në bashkinë e Pustecit

Partia Socialiste ka marrë fitoren e parë në Shqipëri. Bëhet fjalë për Pustecin, ku janë numëruar të gjithë votat dhe sipas rezultateve përfundimtare Partia Socialiste është shpallur fituese. Konkretisht Partia Socialiste ka siguruar 738 vota. Ndërkohë PD ka marrë 421 vota. Ndërsa 124 vota kanë shkuar për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

S’ka naftë për fermerët e Pustecit/ Përjashtohen nga skema pasi nuk plotësojnë kriteret

Rreth 70% e fermerëve në bashkinë e Pustecit janë përjashtuar nga skema e përfitimit të naftës pa taksa. Shkak është bërë mosplotësimi i kritereve të parashikuara në ligj lidhur me sipërfaqet e tokës. Fermerët thonë se parcelat që ata kanë në pronësi janë më të vogla se 1000 metra, kusht ky që duhet për t’u … Read more

Riaktivizohen zjarret në fshatrat e Pustecit, edhe ushtria në terren

Rreziku I djegies të sipërfaqeve pyjore është shfaqur sërish të mërkurën në pjesën shqiptare të Prespës, pasi kanë pushuar reshjet e shiut dhe ndihmës me avionë uji nga Greqia.   Tendenca e riaktivizimit të vatrave të zjarrit është e pranishme midis fshatrave Cerje dhe Rakickë. Forca të shumta të shërbimit pyjor, nga shërbimi zjarrfikës I … Read more