Mustafa Ndiaye nga Senegali vazhdon studimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Universitetin “Şehir” në Stamboll, por shokët e shoqet atë e thërrasin shkurt ‘Musti’. Me moton “Përshëndetje nga Afrika” ai ka filluar një turne me biçikletë nëpër Turqi. Udhëtimin e ka nisur nga Stambolli, ka vazhduar në Detin e Zi dhe do të vazhdojë në pjesën lindore dhe juglindore të Turqisë. Studenti senegalez është shumë i kënaqur nga mirëpritja e ngrohtë turke dhe interesoi që tregojnë banorët e qyteteve ku ndalon.
U mor peng nga agjentë të rremë futbolli, portieri senegalez vritet nga rrëmbyesit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin senegalez e cila rezultoi fatale për portierin 18-vjeçar, Cheikh Toure në Ganë. Ministria senegaleze e Integrimit Afrikan dhe Punëve të Jashtme, konfirmoi se i riu u mashtrua nga persona të cilët u prezantuan si agjentë futbolli. Ata kontaktuan nënën e tij dhe i kërkuan para. Nëna nuk pagoi … Read more