Zbulohen mbetje kockash në Shpellën e Kopiles, ngrihet menjëherë grupi hetimor

Në Shpellën e Kopiles, në Leskovik, janë konstatuar mbetje kockash në brendësi të liqenit termal që u zbulua nga turistë çek disa muaj më parë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se gjatë një ekspedite nga disa qytetarë shqiptarë janë gjetur fragmente kockash që dyshohet se janë njerëzore. Mbetjet janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes … Read more

Ranë në humnerë teksa vizitonin shpellën e Pëllumbasit, shpëtohen 3 turistë gjermanë

Helikopteri Cougar u erdhi në ndihmë tre turistëve gjermanë, të cilët kishin rrëshkitur dhe kishin rënë në humnerë.   Tre turistët, një grua dhe dy fëmijë, po vizitonin si pjesë e një guide turistike shpellën e Pëllumbasit.   Të tre shtetasit e huaj u dërguan për trajtim në spitalin e Traumës.

Skafi me 6 persona rrezikoi mbytjen në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun, ndërhyn roja bregdetare

Gjashtë turistë janë shpëtuar mesditën e sotme në shpellën e Haxhi Alisë në Karaburun. Mjeti lundrues tip skaf me të cilin po udhëtonin gjashtë turistët kishte pësuar defekt duke u bllokuar në shpellë. Me ndërhyrjen e policisë kufitare dhe rojes bregdetare është bërë i mundur shpëtimi i tyre dhe shoqërimi deri në breg.

Meta viziton shpellën e Valit: I mrekulluar nga ky atraksion turistik

Presidenti Meta ka eksploruar disa monumente natyrore që ndodhet midis Bizës dhe Martaneshit, mes të cilave dhe shpella e Valit.   Në një postim në Facebook, kreu I qeverisë shprehet I mrekulluar nga ky atraksion turistik ndërsa thekson se gjatë eksplorimit është takuar edhe me turistë të huaj e vendas.   “Në një peizazh të … Read more

Ranë në “Shpellën e Pëllumbasit”, flet i mbijetuari: Xhorxhon e mori rrjedha, s’e shpëtova dot

TIRANE – Fabio Dukagjini, i riu që u shpëtua dje pas rrëzimit në Shpellën e Pëllumbasit në Tiranë ka dëshmuar rreth ngjarjes së djeshme në polici. Ai ka treguar se nuk ka mundur ta shpëtojë shokun e tij Xhorxho Seferi, pasi e mori rrjedha e lumit. “U hodh në lum për t’u larë, dhe e mori … Read more