Kancer, sëmundje zemre dhe efekte neurologjike tek fetusi! 28 karamele rezultojnë me nivele të larta arseniku

Një studim i kryer së fundmi nga Healthy Florida First ka zbuluar se disa karamele, ndër më të preferuarat e amerikanëve e jo vetëm, kanë nivele të rrezikshme arseniku. Studimi testoi 48 karamele të njohura dhe zbuloi se 28 prej tyre përmbanin atë që autorët e përshkruan si nivele toksike të arsenikut. Siç rezulton, arseniku … Read more

Nëndrejtori i Policisë Tiranë u pezullua pas skandalit tek AKSHI, ja kush e zëvendëson Erion Ismailin

Besmir Dervishi komandohet nën drejtor i Policisë së Tiranës. Më herët këtë post e ka mbajtur Erion Ismaili i cili u pezullua nga detyra në kuadër të aksionit të SPAK, pas hetimeve për tenderët në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

I ftuar në emisionin “Ora e fundit”, gazetari Ardit Rada komentoi çështjen “Balluku” duke u shprehur se Qeveria ka të drejtë për ankimimin në Gjykatën Kushtetuese. “Është një precedent për të cilin ne kemi nevojë ta kalojmë, për të ditur se çfarë ndodh në të ardhmen mes gjyqësorit dhe Qeverisë. Logjika nuk ta lejon të … Read more

Një mallkim që nuk po merr fund/ Pas Giroud askush nuk e ka merituar numrin 9 tek Milani

Jean-Philippe Mateta nuk do të jetë lojtar i Milanit, as sot dhe as verën e ardhshme. Marrëveshja ka dështuar përfundimisht pas testeve shtesë mjekësore të kërkuara nga Kuqezinjtë për të vlerësuar më mirë gjendjen e sulmuesit të Crystal Palace. Në fund të fundit, ka dyshime të shumta në lidhje me gjurin e tij dhe klubi … Read more

Mafia fut hundët edhe tek Lojërat Olimpike…

Përgatitjet për Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”, janë kthyer në një fushëbetejë mes shtetit italian dhe krimit të organizuar. Siç raporton The Guardian, projektet gjigante ndërtimore kanë shërbyer si një portë për infiltrimin e mafies, duke përsëritur skenarët e errët të ngjarjeve të mëdha të kaluara, si Ekspozita Botërore e vitit 2015. Në tetor … Read more

Nga shpifja tek ndërtimet pa leje e parkimet dyshe: Lamallari prezanton reformën e Kodit Penal

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve në Kuvend një paketë të gjerë ndryshimesh në Kodin Penal, të cilën e cilësoi si një reformë strategjike për forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e sigurisë publike dhe përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Gjatë fjalës së tij, … Read more