Aksident i trefishtë në rrugën Transballkanike/ Vlorë, vetëm dëme materiale
Tre makina janë përplasur në rrugën Transballkanike në Vlorë mbrëmjen e kësaj të hëne. Sipas burimeve paraprake, nga aksidenti ka vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.