Shkoi si turist, 18-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar kokainë! Ku iu gjet droga e fshehur

Karabinierët e Parmës në Itali kanë arrestuar në fundjavë një 18-vjeçar shqiptar të përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së kokainës dhe që kishte shkuar si turist në vendin fqinj. Gjatë kontrollit fizik dhe në dhomën e hotelit ku po qëndronte, të dyshuarit iu gjetën mbi 100 gramëve kokainë, që nëse do shitej do i sillte … Read more

Korçë, ndërron jetë në hotel një turist grek

Një turist grek 72-vjeçar me inicialet S. N., ndërroi jetë ditën e sotme në një dhomë hoteli në Korçë, ku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Nga këqyrja fillestare e trupit nuk u konstatuan shenja dhune, dhe hetimet e para tregojnë se dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Autoritetet vijojnë veprimet procedurale … Read more

Shpëtohet turist francez pranë Gjipesë në Himarë

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qenë pushuesit që kanë lajmëruar policinë kufitare e cila e nisur nga Dhërmiu ka arritur të shpëtoji 38 vjeçarin nga Franca . Turisti i identifikuar si Hassabou Elias, 38 vjeç, me shtetësi franceze, kishte pësuar probleme me … Read more

Aksident në Ksamil: Turist turk humb kontrollin e motorit, plagosen 3 këmbësorë

Një aksident me pasojë plagosjen e tre shtetasve të huaj është regjistruar në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës, rreth orës 01.10, në hyrje të Ksamilit, në afërsi të një karburanti. Shtetasi turk, Deyvi Varon, duke drejtuar motorrin ka humbur kontrollin duke dalë në trotuar. Si pasojë ka marrë dëmtime … Read more

Pukë/ Aksidentohet një turist kroat në aksin Qafë Mali – Fierz

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së sotme, në aksin rrugor Qafë Mali – Fierz, në territorin e bashkisë Pukë. Sipas informacionit paraprak nga policia, rreth orës 12:25, shtetasi kroat D. J. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë është rrëzuar në rrugë. Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar … Read more

Turist francez lëndohet në Ksamil, pronarët e Jet Ski-ve në hetim

Një incident i ndodhur më 8 korrik në ujërat e Ksamilit ka çuar në procedimin penal të pronarëve të dy jet-skive. Policia e Sarandës njofton se shtetasit K. M., 23 vjeç, dhe L. M., 21 vjeç, banues në Ksamil, janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Dyshohet se ata … Read more