Aksident me vdekje në Orikum
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Orikum. Një automjet ka përplasur një person i cili po lëvizte me biçikletë, i cili për pasojë ka humbur jetën. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.












