Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me tryezën e OSBE për reformën zgjedhore.

“Ne mirëpresim angazhimin e liderëve të Shqipërisë të partive opozitare në kontekstin e tryezës së rrumbullakët për reformën zgjedhore, të lehtësuar nga OSCE,”-shkruan ambasadori Soreca.

Postimi në twitter:

Ne mirëpresim angazhimin e liderëve të # Shqipërisë të partive opozitare në kontekstin e tryezës së rrumbullakët për reformën zgjedhore, të lehtësuar nga OSCE.

Ka nevojë për dialog të plotë ndër-partiak për të adresuar me shpejtësi rekomandimet e ODIHR dhe për të kapërcyer situatën aktuale politike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re