Qilimi i kuq i Festivalit të Filmit në Kanë, një simbol i shkëlqimit dhe prestigjit, tani ka një rol të ri, atë të një materiali miqësor ndaj mjedisit që vazhdon të jetojë në duart krijuese të artistëve dhe stilistëve.
Pasi u përdor në mënyrë ceremoniale nga 13 deri më 24 maj, qilimi u hoq dhe u ofrua për shitje me një çmim prej një euro për kilogram, si pjesë e një iniciative për të zvogëluar mbeturinat dhe për të promovuar një ekonomi riciklike.
Ky qilim, që peshon rreth 1,500 kilogramë, tani ndodhet në Marsejë, ku po mblidhet dhe përpunohet nga shoqata La Réserve des Arts. Pas pastrimit dhe përpunimit, materiali përdoret për të bërë sende të ndryshme, nga çantat dhe kutitë deri te elementët e skenës dhe dekorimet për ceremonitë.
Kjo praktikë jo vetëm që zvogëlon sasinë e mbeturinave, por gjithashtu ofron një mundësi për të krijuar produkte unike dhe miqësore me mjedisin, thanë ekspertët.
Ky hap është pjesë e një strategjie më të gjerë të Festivalit, i cili ka zbatuar masa për të zvogëluar gjurmën e tij ekologjike që nga viti 2021. Kjo përfshin zvogëlimin e vëllimit të qilimit të kuq, përdorimin e materialeve të ricikluara, eliminimin e shisheve plastike dhe futjen e automjeteve elektrike
Qëllimi është të ulen emetimet e dioksidit të karbonit dhe të promovohet qëndrueshmëria në industrinë e filmit, shpjegoi Jeanne Re, koordinatore e Shoqatës së Menaxhimit të Mbeturinave të Botës Kreative, e cila paguhet nga festivali i Kanës për të “rivlerësuar” qilimat e tij. /tesheshi.com/